Ndërsa Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve vijon seancën për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për të proceduar me arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Ai ka folur diçka me avokatin dhe më pas ka lënë sallën.
BW ka siguruar videon e momentit kur Tahiri shkëputet nga tryeza e mbledhjes dhe del jashtë. Pasi qëndron përreth 5 minuta jashtë, deputeti i PS-së kthehet në sallë për të dëgjuar seancën e pyetje-përgjigjeve me prokurorët e Krimeve të Rënda.
a.ç