Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh sot se provat që ai ka parë nuk e fajësojnë ish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Duke mos ndaluar vetëm në këtë konstatim Xhafaj shprehet se njerëz të caktuar brenda organit të prokurorisë, të cilët nuk kanë asnjë kontribut ne kete çeshtje po përdoren politikisht.
“Kjo është një çështje e drejtësisë italiane dhe pala shqiptare s’ka asnjë kontribut. Nga pikpamja ligjore dhe legale ajo çka përmban kërkesa e prokurorisë nuk përmban asgjë. Këtë opinion e kam për atë që kam parë. Nëse prokuroria ka prova të tjera shtesë. Le të shohim. Flas vetëm për atë që kam parë. Po shënohen precedentë të rrezikshëm. Prokurori i cili duhej të mblidhte provat më parë u përdor politikisht duke dëmtuar hetimet duke bere video”, deklaroi Xhafaj.