Policia e Tepelenës ka sekuestruar 10 kilogramë kanabis sativa në banesën e një 60 vjeçari.
“Droga u sekuestruar mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Ismail Guma, në fshatin Luzat, Tepelenë kishte lëndë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti. Si rezultat, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ismail Guma, 60 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
a.ç