Kryetari i Kuvendi të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se procesi i ‘vettingut’, për të pastruar figurat që punojnë në sistemin e Kosovës, është i domosdoshëm.
“Procesi i Vettingut është i mundshëm dhe i domosdoshëm, dhe ky proces do të ndodhë. Do të fillojë nga politika”, ka thënë ai në një intervistë në RTK.
“Qytetarët kanë nevojë të dinë se kush i përfaqëson. Me këtë do të dihet pastërtia e politikanit, të shikohet prejardhja e pasurisë”, ka theksuar ai. (b.an)