Spanja është një vend mik dhe nuk ka mes saj dhe Belgjikës asnjë incident, asnjë krizë diplomatike lidhur me dënimin e fundit nga qeveria belge të dhunës në Katalonjë, theksoi sot kryeministri belg, Charles Michel.
“Nuk ka asnjë incident, asnjë krizë (…) Ka një dramatizim mediatik”, deklaroi Charles Michel pas mbërritjes në një samit evropian në Bruksel duke bërë thirrje për qetësi dhe mirëkuptim duke iu referuar Katalonjës.
Gazeta belge “Het Laatste Nieuws” publikoi sot disa e-maile zyrtare spanjolle, veëanërisht të një këshilltari të Mariano Rajoy, që kritikonin qëndrimin e Charles Michel në krizën katalanase. /b.d