Ish Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, ka mohuar te kete marre para nga trafikantet.
“Keta njerez qe me njeri tjetrin benin biseda, deklaronin dy muaj pasi une kisha marre detyren, se une merrja 5 milion euro ne muaj, kjo mua me duket qesharake edhe per logjiken mesatare te cdo shqiptaro. Sikur gjithe Shqiperine te kisha mbjelle me droge nuk do arrija te merrja kaq leke prej tyre. Une nuk kam marre dhurata nga kriminelet”, eshte shprehur Tahiri.
Ai ka theksuar “se kjo eshte kaq banale dhe e pavertete, sa nuk ka koment”.