Saimir Tahiri u përgjigj mbrëmjen e sotme se përse ia rimori makinën Habilajve për të udhëtuar jashtë vendit. Kjo pasi sipas sistemit TIMS, figuron se Tahiri ka udhëtuar me automjetin tip Audi pasi e ka shitur atë.
Por deputeti i PS tha se si ish-ministër i Brendshëm ai mund të zgjidhte çfarëdolloj makine që dëshironte, por për momentin mendoi t’ua merrte atyre “borxh”.
Tahiri e quajti këtë një nga gabimet e tij morale, që po i rëndon sot. /b.d