Transferimi rekord i Ëest Ham Unitedit, Marko Arnautoviq, ka folur për kohën e tij tek Interi, të cilin po e drejtonte Jose Mourinho.Në kohën e tij tek Interi, sulmuesi austriak ishte vonuar tri herë brenda ditës për takimet me trajnerin portugez.“Ishim në Abu Dhabi për parasezon me Interin në vitin 2009”, ka treguar Arnautoviq për Daily Mail. “E teprova me gjumë. Ky ishte gabimi i parë”.
Pastaj ishte një takim i ekipit. Hoteli ishte i madh dhe dhoma ime ishte në katin e 75-të. Prisja liftin dhe ai u vonua. Kisha edhe shtatë minuta kohë por nuk ia dola. Katastrofë. Gabimi i dytë”, ka shtuar austriaku.
“Pastaj u takuam para ndeshjes dhe thosha se ‘ai do të më vras’”. U fjalosëm paksa dhe atë ditë u përjashtova nga ekipi, për t’u stërvitur i vetëm”, ka treguar Arnautoviq për gabimin e tretë, transmeton Koha.net.
28-vjeçari kishte mësuar nga ai gabim dhe me t’u kthyer në Milano kishte menduar që të shkonte në stërvitje që në mëngjes.
“Nuk kishte asnjë veturë. Atë ditë fatkeqësisht kishim stërvitje pasdite”, ka treguar ai.
“Mourinho ishte aty me stafin e tij dhe duartrokiti duke qeshur. Më tha: ‘Ti je njeriu im. Erdhe këtu pesë orë para stërvitjeve. Të dua! Ja, merre orën time’. Ende e ruaj atë orë”. (b.an)