Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në Kryesi kanë mbërritur kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet pasditen e sotme, ku pritet të marrë vendim për Tahirin.
Në varësi të vendimit të Këshillit, më pas pritet edhe thirrja e një seance të jashtëzakonshme. /b.d