Pak minuta më parë u bë publik një njoftim i Prokurorisë së Përgjithshme që i kërkon parlamentit heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, që do t’i hapte më pas rrugën arrestimit të tij pasi akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës më bandën Habilaj.
Por ndërsa njoftimi i prokurorisë u bë publik për mediat rreth orës 13:30, kreu i PD-së, Lulzim Basha e paralajmëroi këtë fakt të rëndësishëm përmes një dalje publike rreth 50 minuta me pare se te njoftohej Kuvendi. Rreth orës 12:49 nga Partia Demokratike u dha njoftimi se Basha do të dilte sërish në një konferencë urgjente.
“Pershendetje. Kryetari Basha do jape nje prononcim tjetër urgjent te shkallet e selisë”, ishte ky paralajmërimi i dhënë nga selia e PD-së rreth një orë para publikimit të kërkesës së prokurorisë.
Duket se Lulzim Basha e mori lajmin nga kryeprokurori Adriatik Llalla, (i vendosur në këtë detyrë nga e djathta), pasi vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit ai doli në konferencë urgjente. Basha ashtu si njoftimi i prokurorisë i bëri thirrje Kuvendit të mbledhë Konfrencën e Kryetarëve për t’i hequr mandatin Saimir Tahirit.
Dy dite me pare Basha kerkoi arrestimin e Tahirit. A kemi te bejme me nje koordinim politik mes Kryeprokurorit Llalla dhe PD-se?
ma.me