Kush e nxori dosjen e Saimir Tahirit, ndërkombëtaret apo kundërshtaret politikë të tij? Ka qenë kjo pyetja që gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” i ka drejtuar panelit të sotëm për dosjen e Habilajve ku u përmend emri i ish-ministrit të Brendshëm.
Gazetari Mustafa Nano tha se për këtë çështje Edi Rama ka qenë në dijeni prej fillimit sepse është informuar nga miku i tij në atë kohë në pushtet në Itali.
“Aty kishte përgjime që nga viti 2013, do të thotë që socialistët sa kishin ardhur në pushtet. Në atë kohë në Itali ka qenë në fuqi Mateo Renci mik i ngushtë i Edi Ramës, një miqësi e kanë deklaruar. Unë jam i sigurtë që në qoftëse shërbimet italianë kanë përgjuar në atë periudhë dhe ata kanë përmendur ministrin e Brendshëm, ata kanë raportuar tek kryeministri. Jam i sigurtë që nga atje kryeministri i vet ka komunikuar me Ramën që më rezulton kështu.” tha Nano.
“Këtu po diskutojmë ,për një raport të bërë prej kohësh dhe Saimir Tahiri është larguar si ministër për shkak të këtij presioni që ka ardhur në bazë të këtyre rapoteteve” shtoi më tej gazetari.
ma.me