Policia italiane ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili është autor i djegies së 100 makinave.
Italiani i arrestuar iu ka vënë zjarrin makinave gjatë muajve të verës, ndërsa është arrestuar pas një hetimi të koordinuar nga mes karabinierëve dhe prokurorisë.
Nga hetimet është zbuluar se 31-vjeçari iu vinte zjarrin mjeteve dhe largohej nga vendngjarja menjëherë, ndërsa kthehej pas disa orësh për të kontrolluar dëmet e shkaktuara.
Tashmë qytetarët italianë kanë shpëtuar nga ky person i rrezikshëm, i cili pritet të përballet me drejtësinë.
a.ç