Në një lidhje në “Skype”, në “Opinion”, ish-shefi i antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani, dha një dëshmi që inkriminon direkt ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, në trafikun e drogës për të cilin akuzohen pjestarë të familjes Habilaj.
“E kanë nisur që nga viti 1998. Janë marrë me trafik droge që në fillim.
Këta kanë qenë goxha aktivë. Vonë shumë kanë hapur një biznes legal në Vlorë. Në 2010-ën kishin hapur një biznes për transport fruta-perimesh me Italinë dhe kishin vetëm një kamion. E mbaj mend kamionin e tyre. E shihja që shihnin se si jetonin në luks këta persona. Kishte disa biznesmenë të tjerë me disa kamionë dhe nuk u dilte biznesi”, deklaroi ditën e djeshme Zagani.
Në vitin 2010, kur Habilajt, sipas Zaganit nisën të transportinin drogë me kamion drejt Italisë, ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha.
Nëse një lidhje e tillë provohet, atëherë shtrohet pyetja se përse njeriu që sot akuzon qeverinë për lidhjet e saj me Habilajt, në kohën kur ishte vetë ministër i Brendshëm nuk bëri asgjë për te frenuar trafikun e drogës, madje pikërisht gjatë kësaj kohe ai trafik lulëzoi. (Lexo.al)