Takimi i lajmëruar mes Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri nuk është realizuar mesditën e sotme. Rreth orës 12 gazetarët u njoftuan se Tahiri do të shkonte në Prokurori ku kishte kërkuar një takim me kryeprokurorin, pas arrestimit një ditë më parë të një të afërmi të tij me drogë në Itali.
Por edhe pse kanë qëndruar për rreth 60 minuta para Prokurorisë, gazetarët nuk e kanë parë të hyjë Sajmir Tahirin. Rreth orës 13.20 u njoftua se Tahiri do të japë një konferencë për shtyp në orën 16:00. Burimet bëjnë me dije se Llalla nuk ka pranuar të takojë Tahirin për shkak të angazhimeve.
ma.me