Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në kufi. Gjatë kontrollit në autobusin e linjës Konicë-Janinë është ndaluar një shqiptar 32 vjeç, i cili kishte hipur në kufi në mjet.
Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në kufi. Gjatë kontrollit në autobusin e linjës Konicë-Janinë është ndaluar një shqiptar 32 vjeç, i cili kishte hipur në kufi në mjet.
Atij iu gjet me vete një pako që përmbante 450 gram marijuanë. Ndërkohë në Delvinaq është kapur një shqiptar 37 vjeç. Ai ishte dënuar me 10 vjet burg për trafik droge por në tetor 2009 kishte marrë leje nga burgu i Grevenasa dhe nuk ishte kthyer më. /ma.me
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.