Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar udhëheqësin më të ri të botës, Sebastian Kurz, për fitoren e zgjedhjeve në Austri.
Basha në një status në Facebook, shkruan se me kancelarin e ri, Shqipëria do të ketë më shumë vëmendje e mbështetje në sfidat e saj.
“Sapo urova mikun tim, kryetarin e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare. Fitorja e tij pas nje beteje të fortë dhe fushate të shkëlqyeshme është një lajm i mirë për Austrinë, Europën dhe familjen tonë politike EPP – European People’s Party. Me kancelarin e ri Kurz, Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit europian,” shkruan Basha. /b.d