Nuk është sekret që rënia në peshë është e vështirë për shumë njerëz, sidomos kur përpiqesh të planifikosh një dietë të shëndetshme për mëngjes, drekë dhe darkë.
Megjithatë, në luftë gjithmonë e më të ashpër me ushqimet e gatshme dhe të shpejta, ka mënyra për t’u ushqyer shëndetshëm edhe kur kjo të duket gati e pamundur.
Për fat të mirë, në morinë e shumë këshillave dhe recetave që propozohen, ja ku është një recetë e shpejtë, e shëndetshme dhe që ndihmon për të pasur një formë të mirë fizike.
Makarona me grurë të fortë
Nutricionistja Jennifer Neily, propozon një recetë makaronash dietike, të cilat jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe do të të lënë në gjendje të ngopur. Receta përbëhet nga pasta rigatoni ose pene, mish pule, qepë e kuqe, bizele, domate dhe karota.
Përbërësit:
Një pako makarona dietike
Mish pule (fileto)
Bizele, 200 gram
3/4 e një qepe të kuqe
Domate pomodorini, 20 kokrra
1 karrotë e copëtuar
2 lugë gjelle uthull balsamik
Përzieji të gjithë përbërësit bashkë dhe krijo me to salcën e makaronave. E shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme.