Ndërkohë që tensionet rriten rreth Katalonjës, ekstremi i djathtë po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në rrugët e Spanjës, shprehen analistët që i tremben një rritje të mbështetjes pas dekadash në hije.
Të enjten, në qendër të qytetit të Barcelonës, një grup ksenofob “Hogar Social”, partia e ekstremit të djathtë “Vox” dhe grupi ultranacionalist “Espana 2000” i janë bashkuar dhjetëra personave të mbledhur për të festuar festën kombëtare.
Jo shumë larg nga qendra, në kodrën e Montjuic, disa qindra përkrahës ekstremistë festonin këtë ditë sipas mënyrës së tyre, me fjalime plot urrejtje.
Kto ngarje nuk janë të reja, por disa druhen që ekstremi i djathtë mund të nxjerrë avantazhe nga kriza e rëndë politike që kundërve qeverinë dhe separatistët katalanas.
Historiani Xavier Casals, specialist i ekstremit të djathtë, vlerëson se “asnjë parti politike në Spanjë nuk është aktualisht në pozicion që të nxjerrë përfitime nga kjo krizë”.
“Por situata mund të ndryshojë, pasi ngjarjet në Katalonjë po ndodhin shumë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme”, paralajmëroi ai.
Ndryshe nga vende të tjera evropiane si Franca apo Gjermania, Spanja nuk ka asnjë deputet të ekstremit të djathtë në Parlament që prej vitit 1982./b.d