Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik mbrëmjen e djeshme në Velganna të Italisë.
Shtypi italian shkruan se viktima është Frank Marku 34 vjeç. Ai ndërroi jetë pasi kishtë pësuar plagë të rënda.
Automjeti i tij kishte humbur kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen. Nga forca e përplasjes, 34-vjeçari shqiptar kishte dalë jashtë makinës duke përfunduar në asfalt.
Në automjet ndodhej edhe një fëmijë 13-vjeçar, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
a.ç