Dëshmi tronditëse ka dhënë para policisë së Pogradecit një vajzë e mitur në klasën e nëntë, kur akuzoi bashkëfshatarin e saj, Ligor. B se i kishte hyrë me forcë në shtëpi dhe e kishte përdhunuar.
Ky i fundit i arrestuar ditën e sotme ka mohuar komplet ngjarjen. Burri 55-vjeçar ka thënë se është njeri i rregullt e familjar, dhe e ka cilësuar të stisur të gjithë këtë histori.
Ai ka kërkuar gjithashtu të bëhen analizat e ADN-së foshnjës që pret e mitura, pasi nuk pranon kurrësesi të jetë ai babai.
a.ç