Policia e Durrësit ka arrestuar një 50-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Riza Shehi nga Shijaku kërkohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni.
Ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Genovës në Itali.
50-vjeçari Shehi do të dalë përpara Gjykatës së Durrësit për vlerësim të arrestit dhe më pas pritet të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballur me akuzat ndaj tij
a.ç