Policia e Vlorës ka arrestuar një 58-vjeçar si autor të zjarrvënies së disa vatrave në fshatin Zvërnec.
I arrestuari është Panajot Rina, i cili rezulton të jetë autor i zjarrvënies në pronat me ullinj të disa banorëve të fshatit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Zvërnec. Panajot Rina akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr.
a.ç