Një 66-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ismail Shabani.
“Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në gjendje të dehur, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Y.Sh., 64 vjeçe”, sqaroi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
a.ç