Jeta mendoj se “par denicion” nuk është e lehtë për asnjëri. Por aq më tepër, jeta me një artist ka sfidat e veta. Si çdo gjë e bukur, që është edhe e vështirë.
E ndjek gjatë spektaklit “Dance with me”, dhe si të duket ndërsa e sheh nga pozitat e tua si personi që e njeh më shumë se kushdo?
Skenat me Bertin në “Dance with me” më duken si një vazhdimësi e skenave të jetës në familje, po ai spontanitet, impulsivitet dhe sens humori, po ajo vërtetësi.
Herë pas here keqkuptohet apo koniktohet nga personazhet e njohura në garë. Si ndihesh dhe çfarë këshillash i jep për të qenë i drejtë?
Mendoj se këtu nuk duhet të konfondohet roli i gjykuesit, me rolin e performuesit. Misioni i tij në “Dance with me” është të gjykojë dhe të ftuarit të performojnë. Kur tentohet të gjykohet gjykuesi, atëherë humbet balanca dhe ndodhin dhe keqkuptime. Berti ndoshta propozon më shumë sesa konsumi i masës, dhe kjo ndoshta bëhet shkak për keqkuptime. Shpesh, gjithashtu, ai nuk është në të njëjtën “gjatësi valësh” dhe kjo lë vend për keqinterpretime. Ndërsa është një anë tar jurie që gjykon me objektivitet dhe kompetencë, në këtë rast nuk e ndiej se është me vend t’i jap ndonjë këshillë. Unë e respektoj opinionin e tij!
Spektaklin e fundit u bëre pjesë e show-t në mungesë, pasi konkurrentja Fiori Dardha të përmendi duke i sugjeruar pak a shumë Bertit: “Jepja këtë mikrofonin gruas që ke lënë në Bruskel, mjerë gruaja që të ka, etj”. Si u ndjeve për Bertin, duke qenë ti ajo?
Bertin në panelin e “Dance with me” nuk e shikoj si bashkëshortin tim. Distancohem emocionalisht, e shikoj thjesht si një anëtar jurie, dhe pse jo si një artist të angazhuar që, krahas showbizit e entertainment, shtyn kufijtë për të shprehur shqetësimin e tij për problematika sociale e politike, për të thënë se ne zbavitemi, por dhe edukojmë dhe sensibilizojmë. Realiteti në Shqipëri është aq kompleks dhe çështja e pjesëmarrjes dhe kontributit të secilit është një emergjencë sociale.
Sa për replikën mes tyre, ti në këtë rast ishe pro Bertit si bashkëshorte e tij, apo pro Fiorit si grua që je?
Në rastin e replikës me Fiorin, unë mendoj se ndërkohë që Berti po gjeneralizonte dhe po vinte pikat mbi “i” për një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare, që nuk flitet më për raste të izoluara, si violenca bashkëshortore dhe familjare, Fiori kaloi në një revansh e atak të personalizuar. Unë besoja të paktën se Fiori, me prirjet e pretendimet e saj feministe, që u përpoq në mënyre konfuze t’i
manifestojë në mbrëmjet e “Dance with me”, në çdo rast nuk do të dilte kaq në mënyrë agrante kundër principeve të saj, duke fyer publikisht në distancë po një femër, një grua tjetër, që ajo nuk e ka idenë cila është dhe çfarë përfaqëson, pavarësisht isha unë bashkëshortja e Robertit apo e dikujt tjetër. Nëse asaj batutat e Bertit iu dukën provokative, duke mos u përgjigjur do të kishte refuzuar, dhe kjo do të tregonte klasin e saj, gjë të cilën ajo nuk e bëri dot. Reagimi i saj nuk meriton më shumë komente.
Gjatë spektaklit Fiori Dardha iu drejtua me frazën: “Ç’të bën leku!”, duke lënë të nënkuptohet se në këtë spektakël rri pa qejf për hir të parave. Aq shumë paguhet për këtë punë?
Nuk mendoj se Robertit nuk i pëlqen fakti i të qenë pjesë e “Dance with me”. Ai e ka vlerësuar këtë dhe e ka manifestuar me angazhimin e tij serioz dhe të plotë. Më duket gjykim miop ky i më- sipërmi. Më duket se këtu keqinterpretohet qëndrimi i tij kritik dhe provokativ dhe mospajtues me banalitetin dhe realitetin. Dhe aq më shumë, nuk mendoj se është paraja motivi i vetëm i Robertit për të qenë te “Dance with me”.
E them me bindje dhe vërtetësi se Roberti gjatë gjithë trajektit të tij si artist, nuk ka qenë kurrë i orientuar nga paraja, ka investuar në kapital shpirtëror dhe artistik, dhe aspak material. Kjo madje është bërë ndonjëherë dhe shkak mosmarrëveshjesh bashkëshortore. “Paraja është skllavi im dhe jo padroni im”, kështu e ka për zemër ai të thotë për paranë. Por sigurisht ai në këtë edicion është i paguar mjaft mirë, edhe pse ky nuk është motivi i tij kryesor për të qenë pjesë e “DWM”. Këtu nuk ka asnjë çudi, ai punon dhe shpërblehet. Ndoshta Fiori është nostalgjike e punës vullnetare të epokës socialiste Ka nga ata që mund të thonë se çfarë e shtyn apo e detyron Bertin të vijë dhe të nervozohet në Tiranë, kur ka fatin të jetojë larg këtij realiteti. Mund të na e japësh ti përgjigjen?
Berti ka jetuar gjithë jetën në një simbiozë me atdheun e tij. Shqipëria është brenda tij, e shkrirë, deri në atë masë që trupin e ka në Bruksel dhe zemrën në atdhe.
Ai e do në mënyrë pathologjike Shqipërinë dhe shqiptarët. Shpesh mërzitemi në shtëpi dhe na duket eksesiv shqetësimi dhe preokupimi i tij, kur ai natë-ditë përtyp e ripërtyp gjithçka që ndodh në Shqipëri, është i përfshirë tërësisht në problematikën dhe realitetin shqiptar, edhe pse fizikisht ndodhet në Bruksel.
Ti si do e përkufizoje prezencën e tij në Tiranë, si një burrë shqiptar, por që jeton në Bruksel?
Fashionist është një përmasë tjetër e spektrit të tij artistik. Look-un ai e shikon jo thjesht si një formë, por si një atitude, ku ai përmbledh gjithë influencat dhe impaktin nga kultura dhe subkultura të ndryshme, ai e huazon, e personalizon dhe aktualizon atë.
Këtu më vjen për mbarë të citoj divën e modës dhe fashionit, Coco Chanel: “Fashion is not something that exists in dresses only. Fashion is in the sky, in the street, fashion has to do with ideas, the way we live, what is happening”./PanoramaPlus/