54 është numri i të vdekurve pas përmbytjeve të ditëve të fundit në pjesën qendrore dhe veriore të Vietnamit, njoftuan sot autoritetet, duke shtuar se 39 persona janë shpallur të humbur dhe 31 të tjerë janë plagosur.
Cikloni tropikal që ka përfshirë vendin ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm në pjesën qendrore dhe veriore të Vietnamit, me intensitet prej 700 milimetrash, gjatë ditëve të fundit.
Ndërsa, cikloni është zhvendosur drejt Laosit dhe reshjet e dendura të shiut kanë pushuar sot, autoritetet kanë paralajmëruar se vendi do të përfshihet përsëri nga rrëshqitje të tokës, si pasojë e thithjes së një sasie të madhe uji nga toka në zonat malore.
Sipas Komitetit për Parandalimin e Fatkeqësive Natyrore, nëntë persona kanë vdekur sot herët në mëngjes, në krahinën e Hoa Binh, si pasojë e rrëshkitjeve të tokës pranë banesave të tyre.
Midis katër personave të shpallur të humbur, ditën e mërkurë në provincën e Yen Bai, ishte edhe një gazetar i agjencisë vietnameze të lajmeve, i cili ishte duke mbuluar ngjarjen.
a.ç