Por në një intervistë për AP, presidenti serb e ka pranuar se Kosova do të jetë pengesë për këtë synim të Serbisë.
“Pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë për në Bashkim Evropian është gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën”, tha Vuçiç transmeton lajmi.net
Ai ka deklaruar se synon një zgjidhje për konfliktin ndërmjet dy vendeve, dhe për këtë e ka nisur edhe dialogun e brendshëm në Serbi.
“Me shqiptarët mendoj se kemi nevojë për një marrëveshje paqësore afatgjate për 200 vitet e ardhshme”, shtoi presidenti serb, duke theksuar se duhet të bëhen disa kompromise.
Sipas tij, rruga e Serbisë drejt BE-së është e hapur, dhe kjo herët apo vonë do të arrihet.
“Ne e dijmë se ku po shkojmë, kjo do të thotë se rruga jonë është drejt BE-së. Në të njejtën kohë ne duam që të mbajmë marrëdhëniet e mira me Rusinë, Turqinë, Kinën e Amerikën”, shtoi Aleksandar Vuçiq.
Se Kosova do të jetë pengesë për Serbinë, e kishin theksuar edhe disa zyrtarë të vendeve të Evropës Perëndimore./a.m.