Sëmundja e fruthit është rikthyer sërish në vendet fqinje me Shqipërinë duke shënuar edhe 1 viktimë në Kosovë. Specialistët e Institutitt të Shëndetit Publik konfirmojnë se në vendin tonë nuk ka asnje të prekur, por rrisku mbetet prezent tek fëmijët e pa vaksinuar.
“Kemi një mbulesë të lartë vaksinale, por kjo nuk duhet të thotë se duhet të ulim vigjilencën. Deri në moshën 1 vjeç fëmijët nuk janë të vaksinuar nga fruthi. Tek ata pretendojmë që të mbrohen duke qenë se janë vaksinuar nënat. Në 1 vjeç është vaksinimi i tyre. Por në momentin që mund të kemi një rast, ata janë më të rrezikuarit”.
Ekspertët e Shëndetit Publik, bëjnë apel që të mos neglizhohet apo refuzohet vaksinimi i fëmijëve, pasi fruthi mund të jetë shpesh i rrezikshëm.
“Nënat duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre. Mënyra e vetme për mbrojtjen e fëmijës nga fruthi është vaksinimi. Fruthi është një sëmundje shumë e rrezikshme dhe nuk e ndalon dot, po gjeti kontigjent të pa vaksinuar, fruthi shkakton shumë komplikacione, deri dhe vdekje”.
Vaksina e fruthit është refuzuar nga një kontigjent i vogël prindërish, të cilët mendojnë se kjo vaksinë mund të shkaktojë autizëm./klan
a.ç