1997 – Makina supersonike britanike ishte e para që theu rekordin e shpejtësisë në tokë duke arritur në 1.222.7 kilometra në orë.
54 – Perandori romak dhe historiani Klaudi vdiq. Sipas dëshmitarëve të kohës, shkaku i vdekjes së tij ishte kërpudhat helmuese të dhëna nga bashkëshortja e tij, Agrippa, për të siguruar fronin për djalin e saj nga martesa e mëparshme me Neronin. Gjatë sundimit të Klaudit, që nga viti 41 zona e Anglisë jugore u organizua si një provincë romake. Ai shkroi historinë e Romës dhe autobiografinë e tij.
1792 – Presidenti i SHBA Xhorxh Uashingtoni vendosi gurthemelin e banimit presidencial, që u njoh si Shtëpia e Bardhë në Uashington.
1815 – U qëllua për vdekje Marshalli francez Joachim Murat, më i famshmi në mesin e komandantëve të ushtrisë së Napoleonit, mbret i Napolit nga viti 1808 deri më 1815. U kap kur bëri një përpjekje për të pushtuar përsëri Napolin dhe më pas u ekzekutua. (b.an)