Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se mbetet njeriu i duhur për t’i sjell klubit suksese, duke pohuar se do të ishte e vështirë të gjendej trajner më i mirë në rast të shkarkimit të tij.
“Të kuqtë” kanë nisur dobët sezonin në Premier Ligë, duke mbetur shtatë pikë larg liderit Manchester City dhe kanë siguruar vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit. Klopp, i cili mbushi dy vjet në krye të Liverpoolit, gjatë muajve të fundit është kritikuar për mungesë të trofeve nën drejtimin e tij dhe ishte krahasuar edhe me ish-menaxherin Brendan Rodgers.
“Nuk mendoj se jam i përkryer, por është e vështirë të gjenden opsione më të mira”, ka thënë Klopp në konferencën për media. “Nëse 99 për qind e Liverpoolit mendojnë se jemi në rrugën e duhur atëherë është në rregull”.
“Kohërat e mira kur ne dominuam për 20 vjet nuk do të rikthehen. Puna jonë është që të luftojmë për çdo pikë. Duhet të përmirësohemi për të dalë nga kjo situatë. Nëse më shkarkojnë tani nuk mendoj se menaxherët tjerë do të bënin punë më të mirë, përgatiti Express. (b.an)