Prokurorët në Romë, kanë kërkuar aktakuzë ndajr ish-drejtorit të burgut në Rebibbia, Mauro Mariani për kreu e zyrës në Provincial, Claudio Marchiandi, për kreu e departamentit të kujdestarisë, Massimo Cardilli, dhe për 11 zyrtarë të tjerë të policisë së burgut.
Tre të parët janë të akuzuar për veprën penale të “neglizhencës dhe pakujdesisë në punë”, ku më 27 tetor të vitit 2016, tre shqiptarë u janë arratisur nga burgu. Ndërsa agjente e policisë akuzohen për shkelje të tjera.
Shqiptarët e arratisur në atë kohë janë Tezan Basho i dënuar me burgim të përjetshëm, Ilir Pere i dënuar me 25-vjet burg për vrasje në tentativë, Mikel Hasanbelli do të përfundonte dënimin në 2020 për grabitje dhe prostitucion. Ata mësohet se janë arratisur natën duke u hedhur nga muri i burgut.
/panorama