Policia e Durrësit ka bërë me dije se ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar, i cili ishte person në kërkim.
Mësohet se në pranga është vënë Daniel Bushi 33 vjeç, banues në Durrës.
Për 33-vjeçarin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Pas arrestimit, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /b.d