Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë lajmin për hapjen e Konsullatës së re në Milano të Italisë, e cila do të jetë e përbashkët me Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë bën me dije se në vijim do të çelen të tjera stacione të përbashkëta konsullore.
“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos🇦🇱🇽🇰 Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, shkruan Rama./a.m.