Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar projektligjin për pakicat kombëtare, ku pas diskutimeve, u njoh edhe pakica bullgare si minoritet. Kjo edhe pas ndërhyrjes së Ambasadës së këtij vendi.
Ligji i vjetër për pakicat njihte si minoritet vetëm maqedonasit, ndërsa tashmë statusin e minoritetit do ta kenë edhe ata të cilët janë deklaruar si bullgarë. Pakica bullgare jeton kryesisht në zonën verilindore dhe juglindore. Pas miratimit në komisionin e ligjeve, projektligji do t’i kalojë seancës së Kuvendit për miratimin përfundimtar.
Aktorë të ndryshëm në Bullgari kanë kohë që flasin për një minoritet në Shqipëri, por projektligji i fundit i vë kapak kësaj çështjeje, ndonëse ai ka shumë rëndësi për një pakicë tjetër si vllahët, apo serbët. Këta të fundit në një numër shumë të kufizuar dhe që janë dëgjjuar për herë të parë publkisht gjatë qeverisjes së Sali Berishës./a.m.