Vitamina K është vendimtare për zemër të shëndetshme, meqë e furnizon atë me gjak të mbushur me oksigjen.Ekspertët këshillojnë të hani sa më shumë perime të gjelbra që janë të mbushura me këtë vitaminë, transmeton Koha.net. Mund të gjendet në lakrën jeshile, spinaq dhe brokoli. Mungesa e kësaj vitamine shkakton rritjen e barkushes së majtë të zemrës, për pasojë zemra nuk pompon në mënyrë efikase gjakun, gjë që mund të çojë në atak kardiak.Sa më shumë vitaminë K të ketë në organizëm, aq më të vogla janë gjasat që barkushja të zgjerohet, thekson studimi. Studimet tregojnë se vitamina K aktivizon proteinën që ruan madhësinë e zemrës.
Studimi është kryer nga Universiteti Augusta, ekspertët e të cilit kanë analizuar 766 adoleshentë të shëndoshë me moshë nga 14 deri 18 vjeç. Ushqimi dhe aktiviteti i tyre janë matur për shtatë ditë, ndërkaq është mbajtur ditari gjatë kësaj kohe. Zemra u është kontrolluar me nje aparat me ultratinguj.
Ata që kanë pasur mungesë të vitaminës K kishin barkushen e majtë të zmadhuar, e cila ka për detyrë të pompojë gjakun në trup. Sa më shumë vitaminë K kishte personi, zemrën e kishte më të shëndetshme, transmeton Koha.net.
Hulumtuesit kanë njoftuar se këto rezultate mund të përdoren për punë të parandalimit te fëmijët, në mënyrë që të avancohet zhvillimi kardiovaskular përmes ushqimit të shëndetshëm dh të pengohen sëmundjet kardiovaskulare.Hulumtimi është publikuar në gazetën “The Journal of Nutrition”, transmeton Koha.net. (b.an)