Taulant Xhaka u “internua” nga Gianni De Biasi, e marrëdhëniet e tij me këtë fundit arritën në atë pikë sa askush nuk e donte më bashkëpunimin me njëri-tjetrin, por me Christian Pannucin, lojtari i Bazelit duket se ka një marrëdhënie tjetër.
Pasi e la jashtë grumbullimit kundër Maqedonisë, Pannuci e grumbulloi kundër Spanjës dhe Italisë, e Xhaka tregoi veten në fushë.
Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur të martën paradite, Panucci i pyetur për marrëdhënien e tij me Xhakën, e vlerësoi këtë të fundit si shumë të rëndësishëm për kombëtaren kuqezi.
“Me Xhakën kemi kaluar shumë mirë. Ai është profesionist dhe shumë i rëndësishëm për kombëtaren tonë”, deklaroi Panucci.
a.ç