Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka zhvilluar paraditen e së martës një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka bërë një ekspoze të të dhënave ekonomike.
Në fjalën e tij, Ahmetaj ka deklaruar se prioritet i mandatit të dytë qeverisës do të jetë zbritja e shifrës së papunësisë nëpërmjet rritjes ekonomike.
Ndër të tjera, Ahmetaj ka bërë me dije se, Shqipëria tërheq 25 për qind të investimeve të huaja që bëhen në rajon dhe në këtë drejtim, sfidën kryesore e ka me Serbinë.
“Është koha të fokusohemi tek investimet për shërbimet prodhuese, për turizmin, etj”, ka vijuar Ahmetaj.
Një tjetër pikë ku është ndaluar ministri ka qenë kreditë e këqija, për të cilat tha se në korrik 2017 është regjistruar niveli më i ulët i tyre, 10 për qind më pak se koha kur PS mori pushtetin.
Gjithashtu, “kemi rritje të eksporteve me 12.9 për qind. Interesante janë eksportet që rriten në mënyrë konstante, pa përfshirë mineralet dhe energjinë. Sfida jonë tani është zgjerimi i gamës së eksporteve”, ka thënë Ahmetaj.
Sa për borxhin publik, Ahmetaj ka theksuar se, ky është viti i dytë që qeveria do ta mbyllë me bilanc pozitiv.
a.ç
Pergezime ministries se financave qe ka vene fokusin aty ku duhet dhe mendon per mireqenien e qytetareve dhe jo per te vjedhur si qeverite e kaluara
Turizmi duhet nxitur sesben. Boll kemi pritur, duhet ti jepet perparesi turizmit, dhe sherbimit.