Policia e Durrësit ka arrestuar sot Emiljan Gjepalin, të cilit iu sekuestrua kokainë, municione luftarake dhe armë.
Sipas informacioneve të uniformave blu, katër muaj më parë, vëllait të Emiljan Gjepalit i është gjetur në banesë një arsenal i tërë luftarak, drogë dhe një makinë e blinduar.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të operacionit “Streha” të finalizuar më datë 16.06.2017 është ndaluar shtetasi Emiljan Gjepali.
Në vijim të operacionit të koduar”Streha”finalizuar me sukses më datë 16.06.2017 nga Specialistët për Narkotikët, ku u sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe armë , më datë 09.10.2017 është bërë e mundur ndalimi i një shtetasit:
- Emiljan Gjepali 34 vjeç, banues në Shijak.
Ndalimi i tij u bë pasi:
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se shtetasi i mësipërm është i përfshirë në veprimtarinë kriminale, të dokumentuar me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.
Më datë 16.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S.Gj. (vëllai i shtetasit Emiljan Gjepali) u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit Kokainë, të futura në një kavanoz; rreth 150 gr.
- një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”;
- Dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm;
- një armë zjarri pistolet tip “COLT’USA;
- Një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm;
- Një pistoletë sportive, tip Super Conter;
- 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm;
- 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm;
- 7 fishekë pistolete, kal 45;
- 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm;
- dy krehera automatiku, mod 56;
- Një automjet tip Benz, i blinduar.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim :
- S.Gj. 43 vjeç, banues në Shijak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.
a.ç