Një prokuror në Afrikën e Jugut pushoi të gjitha akuzat për një 56-vjeçare, autore të vrasjes me thikë të një të riu dhe plagosjes së rëndë të dy të tjerëve.
Tërheqja mbërriti pas reagimit publik, që kërkoi shpalljen e pafajshme të 56-vjeçares, nënë e një vajze adoleshente.
Gruaja, emri i së cilës nuk publikohet vrapoi me thikën e kuzhinës për më shumë se 3 kilometra pasi u sinjalizua se vajza e saj po përdhunohej nga tre persona.
Me të arritur atje, ajo nisi të godasë me thikë tre agresorët. Nga plagët e marra, njëri prej tyre gjeti vdekjen në vend, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.
Policia arrestoi 56-vjeçaren me akuzën e vrasjes dhe plagosjes. Por ky veprim nxiti reagimin e publikut që kërkoi lirimin e menjëhershëm të saj. Prokuroria u tërhoq me argumentimin se “ishte thuajse e pamundur që t’i mbushte mendjen gjykatës për ta dënuar atë”.
Ndërkohë, dy të mbijetuarit e tërbimit të nënës 56-vjeçare do të dalin në gjyq me akuzën e përdhunimit.
a.ç