Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin Bardhyl Myrselaj pas shpalljes në kërkim nga Interpoli i Romës.
52 vjeçari nga Ballshi është shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tiranë pasi Interpol Roma, Itali ka njoftuar se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale ”Trafik droge”.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar !
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale ”Trafik droge” !
Më datë 08.10.2017, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK të portit Vlorë kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim :
Bardhul Myrselaj, 52 vjeç, banues në Ballsh.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tiranë pasi Interpol Roma,Itali ka njoftuar se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale ”Trafik droge”, parashikuar nga nenet 73, 80 të ligjit 309/90.
Shtetasi Bardhul Myrselaj i është dorëzuar për veprime të mëtejshme shërbimeve të DVP Fier.
a.ç