Kryeminsitri Edi Rama ka dalë një një deklaratë për mediat ku ka prezantuar drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismaili. Gjatë fjalës së mbajtur, para drejtorëve lokal të AKU, rama ka deklaruar se shumë prej tyre duhet të larohen vetë, pasi janë emëruar nga partitë dhe jo me meritë. Sulmi ndaj institucionit të drejtuar nga PDIU, vjen pas lumit të kritikave të Ramës ndaj institucioneve të LSI.
“Njerëzit janë futur në AKU për tu dhënë një rrogë. Edhe këtu te ju ka shumë që duhet të largohen vetë pasi keni ardhur te emëruar nga partitë, dhe jo me meritë. Besoj se të gjithë drejtorët e AKU-së duhet të vihen në provë, dhe një pjesë e konsiderueshme duhet të vihen në provë. E dini vetë se si keni ardhur, kush ju ka sjellë e pse nuk duhet të jeni në krye të AKU-së”, dekalroi Rama.
Më tej ai ka folur për reformimn e institucionit që sipas tij deri sot ka terrorizuar biznese dhe ka lejuar abuzime. Sipas kreut të qeverisë duhen ndalur gjobat abuzive, “ose në të kundër nëse nuk argumentohen gjobat në rrugë, largohesh nga puna”. Rama tha se edhe drejtuesi i ri i AKU është në provë në këto 100 ditë.
“Shqetësimet e publikut dhe të çdo familjeje janë më të rëndësishme se shqetësimet e qeverisë, edhe me shqetësimin shumë serioz të qeverisë për gjendjen, për performancën dhe sjelljen e këtij institucioni që vetëm institucion nuk është që të jemi shumë të qartë. Kemi një situatë praktikash absolutisht të papranueshme, absurde në tërësinë e tyre që e kanë bërë këtë institucion një problem kombëtar. Mbi të gjitha ky është një institucion që nuk duhet harruar se lidhet drejtëpërdrejtë me sigurinë e jetës, me sigurinë e shëndetit dhe me standartet që Shqipëria duhet të përmbushë në raport me ambicien për të qenë pjesë e familjes evropiane. Ky është një institucion që vë gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, që terrorizon dyqane dhe tregtarë të vegjël, dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet. Historitë e AKU-së nëpër doganat e Shqipërisë janë të pafundme dhe natyrisht që do të marrin fund njëherë e mirë, sepse AKU nuk do shkojë më nëpër dogana. Është tërësisht e panevojshme ashtu si edhe analizat për mallrat e cilësisë së lartë që vijnë nga vendet e BE, me demek për të parë se sa të sigurta janë ndërkohë që rrugët janë mbushur me thertore të paligjshme”, tha Rama më tej./a.m.