Pas mbledhjes me Kryesinë dhe grupin e PS, kryeministri Edi Rama në orën 11:00 do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë.
Kjo do të jetë mbledhja e dytë e qeverisë brenda 24 orëve. Mbrëmë Rama, pas kompletimit të kabinetit edhe me zv/ ministrat zhvilloi një mbledhje me qeverinë duke mbajtur fjalimin e parë drejtpërdrejt në facebook.
Ndërsa sot në mëngjes e nisi ditën me takimin e përjavshëm me ministrat dhe kabinetin për axhendën parlamentare për të vijuar më pas me vendimet që do të merren në mbledhjen e qeverisë.
a.ç