Jorida Tabaku, deputetja e PD-së, pas 4 muajsh nga lindja e vajzave binjake, i prezanton ato me publikun.
Me një foto në Instagram, ajo ka paraqitur një panoramë të bukur dhe paqësore familjare. Ndonëse nuk duken në fytyrë, Tabaku shfaqet më e lumtur se kurrë me të dyja vajzat në dorë diku pranë detit. Të dyja ngjajnë si dy kukulla në krahët e deputetes që shkruan “Katër muaj lumturi”.
Kujtojmë se deputetja e kaloi shtatëzaninë në punë, në çadër, pasi Partia Demokratike ishte në protestë për muaj me radhë. Madje nuk mungoi as një batutë e kryeministrit Edi Rama për të në seancë dhe atletet. /b.d