Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte dje pjesë e emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan përmes një testi.
Intervista u realizua duke marrë shkas nga video e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cila bëri bujë në rrjetet sociale pasi kryeopozitari nuk shqiptonte dot fjalën ‘paparashikueshmëria’.
“Këtë fjalë do ta kthejmë në konkurs, kush e shqipton do të bëhet kryetar bashkie”, tha Basha.
Ndërkohë moderatori Ermal Mamaqi ka testuar kryebashkiakun Veliaj duke i kërkuar të shqiptojë fjalët: Paparashikueshmëria, acidi dezoksirobonukleik dhe otorinolaringologu. Veliaj shqiptoi të gjitha fjalët dhe mes të qeshurash Mamaqi ka përmbyllur intervistën duke thënë: Ky njeri vlen. /b.d