Presidenti amerikan, Donald Trump, të shtunën ka thënë se “vetëm një gjë do të funksionojë” me Korenë Veriore pasi administrata e kaluara amerikane kanë biseduar me Phenianin pa asnjë rezultat, raporton Reuters.
“Presidentët dhe administratat e tyre kanë 25 vjet që bisedojnë me Korenë Veriore. Janë arritur marrëveshje dhe janë shpenzuar shuma të majme parash”, ka thënë Trump në një postim në Twitter.
“…Nuk ka funksionuar, marrëveshjet janë shkelur para se të thahej ngjyra [e nënshkrimit në letër], duke bërë shaka me negociatorët amerikanë. Më vjen keq, por vetëm një gjë do të funksionojë”, transmeton Koha.net.
Trump nuk e sqaroi se për çka e kishte fjalën. Presidenti më parë kishte thënë se SHBA-ja do ta shkatërrojë Korenë Veriore nëse është e nevojshme për të mbrojtur veten dhe aleatët e saj. (b.an)
.,.