Një nga zonat më të populluara vitet e fundit si pasojë e lëvizjeve demografike ka marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm.
Mjetet e rënda të Bashkisë së Tiranës dhe ekspertët e UKT-së vijuan gjatë këtyre ditëve punën për vendosjen e një linje të re të furnizimit me ujë të pijshëm te rruga “Isuf Elezi”, duke rritur jo vetëm kapacitetin e transmetimit të rrjetit, por njëkohësisht duke garantuar edhe cilësinë e ujit për qytetarët.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj ka dhënë lajmin e mirë për banorët e kësaj zone të cilët me linjën e re të furnizimit me ujë, do të përmbushin nevojat e tyre.
“Kolegët e UKT i gjeti fundjava me vendosjen e një linje të re furnizimi me ujë, për të përmbushur nevojat e banorëve te rr. “Isuf Elezi”, shkruan Veliaj./a.m.