Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në rrugët e vendit. Aksidenti u ka marrë jetën 2 personave në Kukës pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga. Raportohet se në këtë aksident mbetën të vdekur shtetasit Mustafa Hoda, 45 vjeç drejtues i mjetit, dhe pasagjeri, Ram Koboçi, 50 vjeç.
Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe shtetasi me inicialet Xh.H. 34-vjeç. Ky i fundit është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë nga ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu, raportohet se është plagosur edhe 11-vjeçari me inicialet N.K. i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht raportohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e mjetit dhe shpejtësia e madhe. Policia ka nisur veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.
Informacion paraprak.
Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip”Benz”.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.
Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, ska probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak orë pas tragjedisë së ndodhur në Torovicë të Lezhës. Shkëputja e një masivi mbi një automjet, i ka marrë jetën 2 vëllezërve Edmond e Valentin Zefi si dhe bashkëshortes së këtij të fundit Alda Zefi e cila ishte shtatzënë. Një ditë vërtetë e zezë në rrugët e vendit, kjo e shtunë.