Ndoshta per here te pare ne qeverine shqiptare, do te kemi katër zv.ministra nga Kosova.
Behet fjale pikerisht per Besa Shahinin, zv.ministre e Arsimit, Hajrullah Çekun zv.ministër i Mjedisit dhe Turizmit, Ilirjana Bajraktarin zv.ministre e Shëndetësisë dhe Valbona Shujakun zv.ministre e Kulturës.
Vete Rama i prezantoi 33 zv.ministrat gjate fjales se tij ne punimet e Asamblese Kombetare, ndersa vete Shahini ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:
“Kryeministri Rama sot më emëroi zëvendësministre të Arsimit në qeverinë shqiptare. Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtejshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon. Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve”, ka shkruar Shahini.