Eukaliptus (Eucaliptus globulus) është një lloj peme që vjen nga Australia. Gjethet e kësaj peme kanë fuqi mjekësore dhe në medicinën popullore përdoren më së shumti për sëmundjet e frymëmarrjes, pasi përmbajnë sasi të dukshme të vajrave esenciale.
Vaji posedon edhe përbërje antibakteriale dhe kundër ndezjes, ndërsa bari është zbuluar nga aborixhinasit e lashtë, transmeton KosovaPress. Eukaliptus ndihmon te gripi dhe ftohja. Po ashtu, vaji eterik i tij pastron bronkitet.
Në rast të ftohjes duhet të përdoret para gjumit, ku disa pika hidhen në ajër për të pastruar ajrin, gjë e cila ndikon pozitivisht gjatë natës. Nga gjethet e eukaliptusit përgatitet çaji, tinktura ose pluhuri, i cili rekomandohet për ndezjen e sinuseve, ndezjet akute ose kronike të bronkitit, ndezjes së fytit dhe kollitjes.
Përveç kësaj, ndikon edhe në përmirësimin e koncentrimit dhe përshpejton punën e trurit. Ndihmon edhe personat, të cilët vuajnë nga depresioni dhe çrregullimet psikike. Për shkak të ndikimit të fuqishëm, vaji i eukaliptusit nuk duhet përdorur fëmijët më të ri se sa gjashtë vjeç, shtatzënat dhe personat e prekur nga astma, përgatiti Koha. (b.an)