Gjykata e Tiranës la në burg ditën e djeshme Myrteza Myftarin, avokatin nga Kukësi, i cili mashtroi një klient të tijin. Myftari u arrestua tri ditë më parë, pasi akuzohet se ka përvetësuar një dëmshpërblim të një të aksidentuari që humbi jetën.
Në karrierën e tij si avokat, Myrteza Myftari ka mbrojtur disa klientë në procese të ndryshme gjyqësore, ndërsa ka qenë edhe kandidat për disa detyra të rëndë- sishme. Në vitin 2012, në njoftimin e shpallur fillimisht nga Kuvendi, rezultonte se Myftari ishte mes 18 kandidatëve për postin e kreut të KQZ-së.
Ndërsa në vitin 2013, Myrteza Myftari ishte në treshen e përzgjedhur për të garuar në synimin e marrjes së postit të kreut të “CEZ Shpërndarje”. Bordi i Entit Rregullator zgjodhi Arben Seferin si administratorin e ri të përkohshëm.
ma.me