Një gazetare nga Japonia ka vdekur për shkak të orarit të zgjatur të punës.
Miwa Sado, nga Japonia, ka humbur jetën në korrik të 2013 dhe pas ekspertizave është ka rezultuar se ka pësuar atak në zemër si pasojë e punës së tepërt.
“The Guardian” shkruan se 31-vjeçarja ishte gazetare për transmetuesin publik NHK dhe gjatë asaj periudhe ka punuar 159 orë jashtë orarit vetëm me 2 ditë pushime për 1 muaj.
Ajo mbulonte fushën politike dhe 3 ditë përpara vdekjes po mbulonte fushatën elektorale në Tokio.
Vdekja e saj siguron dëshmi të kushteve ekstreme të punës që shumë punonjës durojnë në Japoni./a.m.